Eriksen kritikon skuadrën: Ishim spektatorë

Futboll

Eriksen kritikon skuadrën: Ishim spektatorë

Më: 30 prill 2019 Në ora: 23:30
Eriksen

Mesfushori i Tottenham nuk është i kënaqur me paraqitjen e tij dhe të shokëve të ekipit gjatë humbjes 1-0 ndaj Ajax në kryeqytetin anglez. 

“Ishim dobët, nuk luajtëm fare lojën tonë. Në 20 minutat e para ishim spektatorë. Duhet të ndryshojmë shumë gjëra për ndeshjen e kthimit. 

I bëmë të duken shumë më të mirë sesa janë, jo se janë një skuadër e keqe, por i ndihmuam. Ishim më mirë në pjesën e dytë. 

Në fillim të lojës skema nuk kishte shumë rëndësi. Ndryshimi na dha një mënyrë tjetër për të bërë presing dhe të luanim një lojë më direkte. Prapëseprapë ishim shumë larg lojës tonë. 

Të gjithë e panë që në pjesën e parë ishim dobët dhe nuk donim të konkurronim. Nuk mund të vazhdojmë të flasim për lojtarët e dëmtuar. Është një gjysmëfinale, ata që luajnë duhet të tregojnë veten. Shpresoj të kthejmë rezultatin në Amsterdam.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat