PSG zihet ngushtë, nxjerr në shitje tre lojtarë

Futboll

PSG zihet ngushtë, nxjerr në shitje tre lojtarë

Më: 1 maj 2019 Në ora: 06:40
Giovani Lo Celso

Paris Saint-Germain është sërish në pozitë të vështirë për shkak të blerjes së Neymar dhe Kylian Mbappe, ku shpenzoi mbi 400 milionë euro vetëm për dy sulmuesit.

Për të rregulluar bilancet, sërish në këtë merkato vere duhet të bëjë llogaritë për të shitur lojtarë, ashtu siç ndodhi në verën e shkuar.

Një vit më parë kishte 60 milionë euro për të rikuperuar, që u arkëtuan nga shitja e Javier Pastore, Yuri Berchiche , Odsonne Edouard dhe Jonathan Ikone.

Ndërkohë këtë sezon kanë siguruar 25 milionë euro nga shitja e Giovani Lo Celso tek Real Betis, ndërsa 10 milionë nga shitja finale e Grzegorz Krychowiak tek Lokomotiv Moska.

Thomas Meunier, Nkunku dhe Nsoki janë tre emra të tjerë që janë në bisedime me klube të tjera për t’u larguar dhe drejtuesit e PSG-së synojnë që të arkëtojnë sërish të paktën 60 milionë euro për të rregulluar bilancet dhe për të qenë në rregull me “fair play” financiar. 

Meunier ka kontratë deri në vitin 2020 me kampionët e Francës, që synojnë ta shesin për një shumë mes 20-25 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat