Barcelona zbulon planin e tyre për të ndalur Mohamed Salah në Ligën e Kampionëve

Futboll

Barcelona zbulon planin e tyre për të ndalur Mohamed Salah në Ligën e Kampionëve

Më: 1 maj 2019 Në ora: 09:01
Foto ilustrim

Ivan Rakitic ka pohuar se Barcelona e di saktësisht se çfarë duhet të bëjë që të ndalë Liverpoolin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Liverpooli dhe Barcelona takohen sonte me fillim nga ora 21:00, në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale.

Mesfushori i Barcelonës pranon se Barcelona nuk do të lejojë sulmuesit e rrezikshëm të Liverpoolit të shkaktojnë probleme për ekipin dhe portierin, Ter Stegen.

“Unë me të vërtetë e respektoj atë si trajner”, tha Rakitic për Klopp. “Më pëlqen të luaj kundër ekipeve të tij.”

“Do të jetë e komplikuar për t’u mbrojtur kundër tyre. Ata kanë lojtarë vërtetë të mirë në sulm, kështu që ne do të duhet të bëjmë gjithçka së bashku.”

“Ne duhet t’i ndalim ata herët, ne nuk duhet të lejojmë që ata të vrapojnë në hapësirat tona, kështu që ne duhet të marrim ritmin e lojës në duart tona dhe t’i mbajmë larg portës tonë”.

“Ata janë një ekip shumë i organizuar dhe ne e dimë se çfarë do të duan ata – nuk kemi nevojë të shpjegojmë tani se si luan Salah. Ne e dimë se si duhet të luajmë andaj nuk kemi frikë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat