Mbyllet para kohe sezoni për Thiago Silvën

Futboll

Mbyllet para kohe sezoni për Thiago Silvën

Më: 1 maj 2019 Në ora: 11:15
Thiago Silva

Pas disfatës së radhës me Montpellier, kampionët e PSG-së pësojnë një tjetër humbje.

Është kapiteni Thiago Silva, i cili duket se e ka mbyllur para kohe sezonin për probleme fizike.

34-vjeçari ka dëmtuar meniskun e gjurit në sfidën me Lille, çka e detyron t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për të cilën ende nuk ka vendosur.

Edhe në rast se do të zgjedhë kurë intensive për dëmtimin, mbrojtësi brazilian nuk do të jetë në dispozicion të teknikut Tuchel deri në fundin e sezonit që mbyllet më 25 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat