Alves tradhton Neymar: Gaboi, nuk e miratoj gjestin e tij!

Futboll

Alves tradhton Neymar: Gaboi, nuk e miratoj gjestin e tij!

Më: 1 maj 2019 Në ora: 11:39
Neymar

Dani Alves ka folur për “L'Equipe”, duke u ndalur edhe tek incidenti që ndodhi me Neymar në finalen e Kupës së Francës.

Transferimi rekord botëror (222 milionë euro) u filmua duke goditur me grusht një tifoz, teksa po ngjitej në tribunën e stadiumit për të marrë medaljen e finalistit. Mbrojtësi brazilian, rekordmeni i trofeve me klubet, që luan në “Parce des Princes”, tha:

"Ishte një moment delikat, sepse ndodhi pas një humbjeje të vështirë. Ishte një reagim i nxehtë, por nuk erdhi në vendin dhe momentin e duhur. Neymar nuk duhej ta bënte atë, por do t’i shërbejë si një mësim për të ardhmen. Pavarësisht miqësisë sonë, nuk e miratoj gjestin e tij. Ai e mori mësimin e duhur dhe nuk do ta përsërisë më".

Neymar po kalon një moment delikat në karrierën e tij. Pas dy sezoneve te PSG, braziliani nuk po i përmbush pritshmëritë e mëdha. Kontestimet dhe dëmtimet e kanë shoqëruar atë që nga largimi prej Barçës, verën e vitit 2017. Pavarësisht se parizienët kanë paguar 222 milionë euro për të, në dy sezone ka luajtur vetëm 55 ndeshje, ose një total prej 4.778 minutash. Për shembull, vetëm në sezonin 2015-2016, ylli brazilian luajti 4.434 minuta te Barcelona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat