Xavi: Barcelona duhet të ketë kujdes nga ky lojtar i Liverpoolit

Futboll

Xavi: Barcelona duhet të ketë kujdes nga ky lojtar i Liverpoolit

Më: 1 maj 2019 Në ora: 12:16
Foto ilustrim

Xavi ka paralajmëruar ish-skuadrën e tij se ata do të përballen me një test të madh sonte në Champions.

Ai thekson se Sadio Mane është rreziku kryesor nga Liverpooli në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, raporton Mirror – përcjellGazetaBlic.

Xavi, i cili fitoi katër trofe të Ligës së Kampionëve ka paralajmëruar Jordi Alba që të ruajë Sadio Manen në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Alba ka aq shumë eksperiencë në ndeshjet e mëdha për Barcelonën dhe Spanjën dhe do të duhet të përdorë të gjithë atë përvojë për të mbajtur Manen të qetë”, tha Xavi.

“Ai ka luajtur në të njëjtin nivel si Mo Salah këtë sezon – dhe ritmi i tij dhe aftësia e tij për të shënuar fitore e bën atë shumë të rrezikshëm”, përfundoi Xavi.

Mane ka shënuar katër herë në 10 ndeshje në Ligën e Kampionëve në sezonin 2018/19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat