Carragher për Messin: Ylli i ekipit më të mirë të të gjitha kohërave

Futboll

Carragher për Messin: Ylli i ekipit më të mirë të të gjitha kohërave

Më: 1 maj 2019 Në ora: 13:47
Jamie Carragher

Jamie Carragher është një nga futbollistët, që e ka bërë emrin e vet te Liverpool.

Në prag të gjysmëfinales së parë të Ligës së Kampionëve, ai analizoi përplasjen e “Reds” me Barcelonën. Natyrisht, në këtë pikë i vjen në ndihmë edhe eksperienca personale e përballjeve me katalanasit, në të kaluarën.

Këtu kujton sfidat e vitit 2001 dhe 2002, veçanërisht, kur Messi ishte një lojtar me ndikim, por jo sa sot: "Ata që i respektonim më së shumti në atë kohë ishin Iniesta dhe Etoo. Deco, gjithashtu, luante atje. Ishte një ekip i shkëlqyer, që kishin fituar Champions-in vitin përpara. Ronaldinho ishte pak mbi peshën e tij. Asoskohe ishte ekipi i Ronaldinhos më shumë se sa i Messit.

A gjej fjalë, për ta përshkruar Messin, kur fëmijët e mi më pyesin për të? Është një nga më të mirët në histori, bashkë me Maradonën dhe Pele. Messi nuk e ka fituar Kupën e Botës dhe njerëzit e përdorin këtë fakt si kritikë ndaj tij. Për mua, kjo është shumë e padrejtë. Në fakt, mendoj se Messi është lojtari më i mirë në ekipin më të mirë të të gjitha kohërave.

Ai është lojtari më i mirë, kundër të cilit kam luajtur. Performanca e tij në “Wembley”, kundër Tottenham, është “fotografia” më e mirë e Messit. Ai ishte lojtari i ndeshjes atë ditë. Ronaldo është krahasuar me të, por Messi është diçka tjetër: më i qetë, më i plotë, pason, asiston dhe shënon gola. Ai ka vendosur një standart tjetër në futboll”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat