Casillas pëson sulm në zemër në stërvitje

Futboll

Casillas pëson sulm në zemër në stërvitje

Më: 1 maj 2019 Në ora: 16:54
Portieri Icer Casillas

Portieri spanjoll është dërguar në spital në Porto, ndërsa raportohet se gjendja e tij është stabile

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në botën e futbollit.

Portieri spanjoll, Iker Casillas ka pësuar sulm në zemër gjatë seancës stërvitore.

37 vjeçari është transportuar në spital në Porto, ndërsa mediat e atjeshme shkruajnë se gjendja e tij është stabile.

Së fundmi, ish-portieri i Real Madridit kishte nënshkruar kontratë të re me klubin portugez.

Portieri legjendat ka thënë se shpreson të pensionohet nga futbolli kur t’i mbush 40 vjet.

Ai i ka zhvilluar më shumë se 1000 ndeshje në futbollin profesionist.

Shpresojmë që Casillas të mos ketë probleme serioze me pasoja dhe t’i kthehet futbollit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat