Juventusi “merr më qafë" Ronaldon, shifrat më të këqija në 10 vite

Futboll

Juventusi “merr më qafë" Ronaldon, shifrat më të këqija në 10 vite

Më: 1 maj 2019 Në ora: 18:07
Ronaldon

Sezoni i parë i Cristiano Ronaldos te Juventusi ka lënë jo pak për të dëshiruar në aspektin e performancës si golashënues. Portugezi ka pësuar rënie në këto numra, teksa ka shënuar deri tani 20 gola. Duhet të kemi parasysh se në Serie A mbeten të luhen edhe 4 javë kampionat, pra edhe 4 ndeshje të mundshme për CR7, ndaj mund ta rrisë këtë kuotë. 

Edhe pse bardhezinjtë e kanë titullin në xhep, ka mbetur diçka, për të cilën pesë herë fituesi i “Topit të Artë” mund të luftojë ende: golashënuesi më i mirë. Në fakt, shënuesi më i mirë në Serie A është Fabio Quagliarella, për momentin. Sulmuesi veteran i Sampdoria ka 23 gola në llogari, ndërsa Ronaldo e ndjek me 20 gola.

Nëse bazohemi te ecuria e deritanishme finalizuese, këto të dhëna janë më të këqijat e portugezit në 10 vitet e fundit. Ai ka arritur të shënojë gjithmonë të paktën 25 gola në një kampionat. Herën tjetër, kur nuk e arriti këtë shifër, ishte sezoni 2008-2009, teksa luante me Manchester United. Asokohe e mbylli Premier League me 18 gola.

9 sezonet, në të cilat ka shërbyer si sulmues i Real Madridit, ylli portugez ka arritur gjithmonë të paktën 25 gola. Rekordi i tij më i mirë si golashënues ishte në sezonin 2014-2015, kur e mbylli kampionatin me një shifër stratosferike prej 48 golash, që pothuajse përputhet me rekordin e Messit, 50 gola në sezonin 2011-2012.

Ronaldo është lojtari i vetëm, i cili ka shënuar së paku 30 gola në La Liga, gjashtë sezone radhazi (2010-2016).

Pra, Cristiano Ronaldo do ta shikoni duke luftuar fort në katër ndeshjet e fundit të Serie A për të shënuar të paktën edhe 5 gola, në mënyrë që të mos e prishë rregullin prej goleadori, si dhe të arrijë veteranin e Sampdoria, Quagliarella, për t'u kurorëzuar ai “Këpuca e Artë” e Serie A në këtë sezon. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat