Të kesh Lionel Messin në ekip e nis sfidën me një avantazh të dukshëm. "Pleshti" është prej atyre që e zgjidhin ndeshjen vetë, atëherë kur nuk e pret dhe i tregojnë botës se nuk e meritojnë të luajnë së bashku me "të zakonshmit". Argjentinasi e bëri mbrëmë ndaj Liverpool-it ku u konfirmua dhe njëherë se nuk është nga ky planet!
Shtatshkurtri është rritur në Spanjë, me akademinë e Barcelonës dhe ish-trajneri i Kampionëve të Botës, Vicente del Bosque, ka zbuluar se spanjollët kanë bërë gjithçka për ta bindur Messin të vishte fanellën e "Furisë së Kuqe".
"E di që Federata ka bërë çdo përpjekje për të bindur Messin të luante me Spanjën. Ai ka refuzuar, pasi e do vendin e tij. Messi është Messi, një dhe i vetëm. Do të ishte një ëndërr ta drejtoje atë", - tregoi kampioni i botës dhe i europianit me Spanjën.