Gjendja e Sadikut

Futboll

Gjendja e Sadikut

Më: 2 maj 2019 Në ora: 13:16
Gjendja e Sadikut

Armando Sadiku ka shënuar deri më tani 2 gola te Lugano dhe ky nuk është rendimendi që ai priste. Presidenti i klubit zviceran ka përmendur sulmuesin e kombëtares sonë një intervsitë të dhënë për mediat vendase.

“Sadiku po vuan, pasi nuk është në nivelin e tij më të mirë. Ai e di këtë gjë dhe po vuan edhe për shkak se dëmtimi i rëndë që mori me Levante po ndikon në nivelin e tij”, u shpreh presidenti Anxhelo Renzeti. Kujtojmë se 27-vjeçari i kombëtares sonë ka zhvilluar deri më tani 13 takime dhe 6 herë e ka nisur nga minuta e parë. Operimi në ligament ka ndikuar në formën e tij fizike. Madje, në golin e përpara disa javëve ndaj Bazelit, Sadiku u “çlirua” duke sharë në gjuhën shqipe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat