Carragher: Klopp, mos i quaj legjenda ata të dy!

Futboll

Carragher: Klopp, mos i quaj legjenda ata të dy!

Më: 2 maj 2019 Në ora: 14:27
Carragher: Klopp, mos i quaj legjenda ata të dy!

Ish-mbrojtësi i Liverpool, Jamie Carragher, është acaruar me trajnerin Jurgen Klopp, pasi ky i fundit i ka quajtur "legjenda të klubit" dy ish-futbollistët e The Reds, Luis Suarez e Philippe Coutinho.

Tashmë te Barcelona, Suarez dhe Coutinho qëndruan pak vite në Anfield dhe nuk kanë fituar trofe madhore, ndaj Carragher e ka mbajtur mend mirë atë që ka thënë Klopp para pak ditësh dhe ka shfryrë ndaj tij para sfidës në Barcelonë.

"Suarez dhe Coutinho nuk do priten si armiq në Anfield, por Klop bëri një gabim të rrallë, kur tha se ata janë dy 'legjenda të Liverpool'", shkroi Carragher në Telegraph.

"Ata nuk janë legjenda. Liverpool ka shumë, tepër lojtarë që kanë fituar tituj dhe trofe në Europë, ndaj në sallën e legjendave nuk ka vend për ata që nuk kanë fituar asgjë. Kjo vlen edhe për ekipin aktual, lojtarët duhet të fitojnë diçka për të fituar statusin e legjendës".

“Suarez dhe Coutinho do mbeten në historinë e Liverpool për shkak se dhanë gjithçka kur ishin në kulmin e karrierës, për të fituar një trofe, por nuk ia dolën dot, sado pranë i shkuan. Nëse Suarez do e udhëhiqte Liverpoolin drejt titullit në 2014, tani do ishte përkrah Kenny Dalglish e Steven Gerrard si legjendat e Liverpoolit".

"Suarez nuk mendonte se Liverpool do ngjitej ndonjëherë në nivelin e Barcelonës dhe kishte të drejtë në atë kohë. Fitoi gjithçka në Barcelonë, ndaj nuk ka pse të ketë ndonjë peng. Coutinho po e shihte rrugën që kishte ndërmarrë Liverpool, por sërish vendosi të largohej. Gjithçka shkoi në favor të Liverpool, duke parë sa mirë u investuan paratë e marra për Coutinho, sepse u blenë Alisson dhe Virgil van Dijk".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat