Ish-trajneri i Spanjës i zbulon planet për t’ia marrë Messin Argjentinës

Futboll

Ish-trajneri i Spanjës i zbulon planet për t’ia marrë Messin Argjentinës

Më: 2 maj 2019 Në ora: 14:50
Leo Messi

Ish-trajneri i ekipit kombëtar të Spanjës, Vicente del Bosque, thotë se kishte ëndërruar ta ketë Lionel Messin në ekipin e Spanjës, mirëpo zbulon se nuk kishin arritur ta bindin argjentinasin ta marrë këtë vendim.

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, i cili iu bashkua akademisë së klubit katalonas në vitin 2001, e kishte mundësinë të luante edhe për ekipin kombëtar të Spanjës, edhe për atë të Argjentinës. Mirëpo, në fund ai zgjodhi ta përfaqësojë vendlindjen e tij.

Messi ka fituar çdo titull në botën e futbollit të klubeve. Megjithatë, kjo gjë nuk vlen edhe për karrierën e tij me ekipin kombëtar të Argjentinës, me të cilët ka dështuar ta fitojë ndonjë garë të madhe deri më tani. Skuadra e Argjentinës pësoi disfatë në Kupën e Botës 2018, ku u eliminuan nga Franca në fazën eliminatore.

Pesë-herë fituesi i Topit të Artë u kthye në ekipin e Argjentinës pas një pushimi të gjatë që e kishte marrë pas Kupës së Botës. Messi nuk arriti ta fitojë ndeshjen kundër Venezuelës, në të cilën u lëndua dhe u kthye në Barcelonë, në pamundësi për të luajtur kundër Marokut.

Megjithatë, Del Bosque – i cili arriti ta fitojë titullin e Kupës së Botës në vitin 2010 dhe atë të Kampionatin Evropian në vitin 2012 me Spanjën – e pranon se atij do t’i kishte pëlqyer ta kishte pasur Messin në skuadrën e “La Rojas”.

“Federata tentoi gjithçka për ta bindur Messin të luajë për Spanjën. Mirëpo, Lioneli refuzoi sepse ai e do vendin e tij. Transferimi i tij do të kishte qenë për më të mirën e skuadrës”, ka thënë Del Bosque.

“Messi është Messi – është vetëm një i tillë. Do të kishte qenë ëndërr për mua ta stërvitja atë”.

Messi është duke e shijuar njërin prej sezoneve më të mira në karrierën e tij. Ai i ka shënuar 48 gola dhe i ka asistuar 22 të tjera në 46 ndeshje me Barcelonën. Ai e kryeson garën për Këpucën e Artë të Evropës. Këtë vit ai po shpreson t’i fitojë tre trofe me Barcelonën, por këto suksese nuk i ka arritur asnjëherë me Argjentinën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat