Van Dijk: Nuk na mundi Barcelona

Futboll

Van Dijk: Nuk na mundi Barcelona

Më: 2 maj 2019 Në ora: 15:17
Van Dijk: Nuk na mundi Barcelona

Kapiteni i Liverpulit dhe lideri i kësaj skuadre, qëndërmbrojtësi Virxhil Van Dijk, ka folur pas ndeshjes me Barcelonën dhe ka pranuar supermacinë e Leo Mesit.

Në një intervistë të dhënë për spanjollen “Marca”, holandezi ka folur më sinqerisht se kurrë për numrin 10 të Barcelonës.

“Për fat nuk luaj në Spanjë dhe nuk duhet të përballem çdo vit me Mesin. Kur përballesh me të dhe luan në mënyrën më të mirë të mundshme, nuk mund të bësh asgjë. Ka fituar betejën, por ende jo luftën. E përsëris nuk e mundi Barcelona Liverpulin, por Mesi Liverpulin, ka diferencë”, ka thënë Van Dijk.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat