Interi dhe Atletico në garë për talentin argjentinas

Futboll

Interi dhe Atletico në garë për talentin argjentinas

Më: 2 maj 2019 Në ora: 16:07
Exequiel Palacios

Dy gjigantët e futbollit evropian kanë hedhur sytë tek reprezentuesi i Argjentinës.

Real Madridi hoqi dorë nga talenti i River Plate, Exequiel Palacios, por Interi tashmë duhet të përballem me konkurrencën e fortë të skuadrës tjetër madrilene, Atletico Madrid.

Kjo pasi Diego Simeone ka urdhëruar drejtuesit që të bëjnë të pamundurën, për të transferuar mesfushorin argjentinas në Wanda Metropolitano.

Kartoni i tij vlen rreth 25 milionë euro, por përfshirja e dy skuadrave të tilla, mund të bëjë që të krijohet një ankand i vërtetë, që do të ngrinte më tej çmimin.

Palacios fitoi Kupën e Libertadores me River Platen, teksa edicionit sportiv tregoi një formë të jashtëzakonshme, duke tërhequr vëmendjen e Realit, por këta të fundit hoqën dorë pasi ka plotësuar numrin e futbollistëve jo evropianë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat