Mesazhi prekës i bashkëshortes Sara për Casillasin

Futboll

Mesazhi prekës i bashkëshortes Sara për Casillasin

Më: 2 maj 2019 Në ora: 16:44
Sara Carbonero

Gjatë paradites së 1 majit, Iker Casillas pësoi një infarkt akut të miokardit gjatë stërvitjes me Porton.

Portieri spanjoll ishte shembur papritur në tokë e menjëherë u dërgua në spital, ku pas ekzaminimeve iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Tani portieri është jashtë rrezikut. Sapo mori vesh lajmin, bashkëshortja e tij, gazetarja spanjolle Sara Carbonero, iu gjend pranë në spital, e pasi e kuptoi se situata ishte nën kontroll, postoi një foto bashkë me Iker:

“Për fat të mirë ishte thjesht një moment frike. Faleminderit shumë për të gjithë mbështetjen. Sikurse më kishte thënë një mik i madh, ndonjëherë jeta gjen një mënyrë të çuditshme për të na kujtuar se sa me fat jemi që jetojmë.”

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat