Chelsea vetëm barazim në Frankfurt, finalisti vendoset në Londër

Futboll

Chelsea vetëm barazim në Frankfurt, finalisti vendoset në Londër

Më: 2 maj 2019 Në ora: 23:11
Chelsea dhe Eintracht Frankfurt

Skuadra e Chelsea dhe ajo e Eintracht Frankfurt janë ndarë në paqe në ndeshjen e parë gjysmëfinale, në Ligën e Evropës.

‘Blutë’ e Londrës nuk arritën më shumë sesa një barazim 1:1 në udhëtimin e tyre në Gjermani.

Ishin vendasit ata që zhbllokuan rezultatin në këtë takim shumë interesant, kur me anë të Luka Jovic realizuan për 1:0, në minutën e 23’.

Në fundin e pjesës së parë, ishte Pedro Rodriguez ai që dërgoi në rrjetë për të barazuar gjithçka para pauzës 15 minutëshe.

Pjesa e dytë nuk tregoi gola të tjerë, duke lënë kështu që gjithçka të vendoset në Londër, në ‘Stamford Bridge’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat