Messi qëndron më mirë se sulmuesit e Premierligës kundër top gjashtës angleze

Futboll

Messi qëndron më mirë se sulmuesit e Premierligës kundër top gjashtës angleze

Më: 3 maj 2019 Në ora: 00:08
Lionel Messi

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, po vazhdon ta vërtetojë në secilën ndeshje se pse është në debatin për më të mirin në historinë e futbollit.

Leo shkëlqeu edhe mbrëmë në ndeshjen kundër Liverpool, duke shënuar dy gola në fitoren 3:0 të Barcelonës.

Ai madje shënoi një nga golat më të bukur të sezonit, duke ekzekutuar në mënyrë perfekte një goditje të lirë.

Por, me dy golat e shënuar ndaj ‘The Reds’, ai ka regjistruar edhe një statistikë interesante, që ka të bëjë me skuadrat angleze.

Që nga edicioni 2011/12, Lionel Messi ka realizuar plotë 25 gola kundër skuadrave të top gjashtës në Premierligë.

Vetëm tre lojtarë të Premierligës kanë bërë këtë gjë më shumë herë sesa Messi i cili luan në ligën spanjolle.

Aguero me 43 gola, Vardy me 31 dhe Eden Hazard me 26  kanë më shumë gola sesa Leo.

Pas Messi vijnë Harry Kane me 22, Wayne Rooney me 20 dhe Robin Van Persie me 18. Këta janë tre nga sulmuesit më të mirë që kanë luajtur në Premierligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat