Atletico në gjurmët e argjentinasit të City-t

Futboll

Atletico në gjurmët e argjentinasit të City-t

Më: 3 maj 2019 Në ora: 09:06
Nicolas Otamendi

Drejtori sportiv i Atletico Madrid Andrea Berta ka nisur kontaktet me Jorge Mendes për një transferim të mundshëm të mbrojtësit të Manchester City Nicolas Otamendi. 

Otamendi, i cili iu bashkua kampionëve të Premier League nga Valencia gjatë verës së 2015, ka luajtur vetëm 17 ndeshje këtë sezon të Premier League. 

Mbrojtësi argjentinas nuk është më titullar te City dhe për këtë arsye është shfaqur në radarët e Atletico-s. 

Sipas spanjolles AS, Los Rojiblancos kanë nisur kontaktet me përfaqësuesit e lojtarit. 

Diego Simeone është në kërkim të përforcimeve në prapavijë pasi kërkon të zëvendësojë Diego Godin dhe Lucas Hernadez të cilët do të largohen në fund të sezonit. 

Otamendi ka një kontratë deri më 2020 me Citizens. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat