Elliot reflekton: Leonardo dështoi te Milani, pasuesi vjen nga Franca!

Futboll

Elliot reflekton: Leonardo dështoi te Milani, pasuesi vjen nga Franca!

Më: 3 maj 2019 Në ora: 09:25
Fondi Elliot

Fondi Elliot, pronarët e Milanit po bëjnë bilancet e fundit të një sezoni, që me të gjitha gjasat do e gjejë pa arritur objektivat e tyre në fillim të sezonit.

Vetëm katër ndeshje kanë mbetur për Gennato Gattuso, sepse trajneri do të largohet në fund të këtij sezoni me apo pa kualifikim për në Champions.

Gjithsesi pronarët e klubit kuqezi janë të bindur se edhe drejtori sportiv, Leonardo ka dështuar në menaxhimin e klubit dhe çështjeve të brendshme.

Për këtë, po punohet që të gjendet një pasues për brazilianin, sipas informacioneve të “La Gazzeta dello Sport”, këtë të premte. I pari në listë është Luis Campos, aktualisht drejtori sportiv i Lille në Francë.

Drejtuesi portugez ka rinovuar kontratën me Lille, në një kohë kur përflitej se do të ishte ai drejtori sportiv i Romës. Gjithsesi Milani do e shqyrtojë këtë situatë deri në fund të sezonit dhe më pas do të vendoset për një revolucion, që do të prekë trajnerin Gattuso e deri tek Leonardo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat