Kukësi paguan 88.5 mijë euro për...

Futboll

Kukësi paguan 88.5 mijë euro për...

Më: 3 maj 2019 Në ora: 15:07
Kukësi paguan 88.5 mijë euro për...

Në një kampionat ku më shumë kujdesen për t’u mbrojtur sesa për të sulmuar, nuk ka si të mos bjerë në sy paraqitja e dyshes “atomike” të Kukësit.

Me Arturo Rexhinaldon dhe Vasil Shkurtajn, verilindorët kanë gjetur edhe golat.

Edhe pse praktikisht janë jashtë garës për titull dhe Kupa e Shqipërisë mund të jetë trofeu i vetëm që mund të shpëtojë sezonin 2018-2019, duhet thënë që Rexhinaldo dhe Shkurtaj e kanë bërë më së miri detyrën.

I pari, që nga nisja e këtij edicioni e deri më sot, ka realizuar 13 gola (10 në kampionat dhe 3 në Kupë), ndërsa i dyti, që nga janari, ka gjetur 7 herë rrugën e rrjetës (4 në kampionat dhe 3 në Kupë).

Në total janë 20 gola që mbajnë “firmën” e tyre nga 47 gola në total (33 që janë realizuar në kampionat dhe 14 në Kupë).

Shpenzimet për gol

Por, që të ketë këto rezultate, Safet Gjicit i është dashur që të hapë “thesin”.

Vetëm për dy sulmuesit në fjalë, presidenti ka shpenzuar jo pak. Të paktën deri për muajin prill janë derdhur në arkat e dy lojtarëve bashkë 88 mijë e 500 euro në total.

Afro 53500 euro ka marrë Rexhinaldo për 10 muaj nga korriku e deri më tani, ndërsa 35000 janë për Shkurtajn nga starti i vitit 2019, kohë kur ai u transferua nga Luftëtari te Kukësi.

Dhe sa për t’u saktësuar, nuk bëhet fjalë vetëm për pagat mujore të secilit, që shkojnë nga 4 respektivisht 7 mijë euro në muaj, por edhe bonuset. Afrikani merr 1 mijë euro për çdo gol, ndërsa për asist 500 euro.

Pra, vetëm kjo pjesë i shton llogarisë së tij 13500 euro. Vlonjati ka arkëtuar vetëm 1 mijë euro për gol, pasi bonuese për asist nuk ka (të paktën nga sa thuhet), çka do të thotë që ka marrë ekstra edhe 7 mijë euro.

Dhe po të bësh një përllogaritje të thjeshtë, referuar shifrave që përmendëm në sipër, duhet thënë që Rexhinaldos i vlen një gol i vetëm 4100 euro, ndërsa Shkurtajt 5000 mijë euro goli.

Mesatarisht, verilindorët paguajnë 4425 mijë euro për çdo gol të dy sulmuesve.

Vlera në treg

Sulmi i Kukësit vlen mbi 1 milion euro në treg. Arturo Rexhinaldo është lojtari më i çmuar që verilindorët kanë në organikë. Referuar “transfermarkt”, ai kushton 550 mijë euro. Por, kur dihet që kontrata i skadon në 31 maj, largimi i tij do ta linte thatë klubin, pasi ikën me parametra zero. Ndryshe ndodh me Vasil Shkurtajn, i cili vlen 25 mijë euro më pak se afrikani. Kartoni i 27 vjeçarit përllogaritet me 525 mijë euro në treg dhe kur dihet që kontrata i mbaron në janar 2021, drejtuesit do të bëjnë çmos që ta shesin dhe të mbushin “arkat”,.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat