Godasin sa herë Barcelona zbret në fushë

Futboll

Godasin sa herë Barcelona zbret në fushë

Më: 3 maj 2019 Në ora: 15:14
Godasin sa herë Barcelona zbret në fushë

Në Katalunjë duket se lëviz një grup shumë i strukturuar sa herë që Barcelona zbret në fushën e lojës. Kjo, sepse natën e së mërkurës, ndërsa kuqeblutë luanin ndaj Liverpulit, një grup hajdutësh janë vënë në punë për të grabitur shtëpinë e Arthur Melos në lagjen luksoze të Pedralbesit. Lajmin e ka bërë publik vëllai i brazilianit të Barçës.
Ky i fundit po kthehej në shtëpi rreth orës 23:00, ndërsa dy persona të maskuar e prisnin brenda apartamentit, duke i drejtuar një hanxhar në qafë dhe duke e detyruar të hapte një kasafortë sigurie që gjendej brenda banesës. Vëllai i Arthurit nuk ka kundërshtuar dhe grabitësit janë larguar me disa bizhuteri dhe një orë “Roleks”.

Policia lokale ka mbërritur pas telefonatës së marrë, por ata kanë qenë gjithmonë të paraprirë nga ky grup, që mendohet se janë të njëjtët, duke qenë se më parë janë vënë në shënjestër edhe futbollistë të tjerë të Barcelonës si Boateng, Kutinjo, Alba dhe Pike, gjithmonë ndërsa katalanasit kanë qenë në fushën e lojës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat