FFK i dëshiron Kryeziut shërim të shpejtë

Futboll

FFK i dëshiron Kryeziut shërim të shpejtë

Më: 3 maj 2019 Në ora: 18:28
FFK i dëshiron Kryeziut shërim të shpejtë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi bashkë me anëtarët e KE-së, Xhelal Broja dhe Bekim Rexhepi si dhe veprimtarin Zekirja Shahini e kanë vizituar në shtëpinë e tij futbollistin e Kombëtares së Kosovës, Hekuran Kryeziu, i cili ditë më parë iu nënshtrua operimit pas lëndimit të pësuar në kampionatin zviceran.

Me këtë rast, ata, i dëshiruan Hekuranit shërim të shpejtë dhe kthim sa më parë në fushën e gjelbër si në klubin e tij, Zurich ashtu edhe në Kombëtaren tonë. Kryeziu është prej futbollistëve më të mirë që ka kombëtarja e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat