A është e mundur kjo? Manchester City – Liverpool, ndeshja për titull!

Futboll

A është e mundur kjo? Manchester City – Liverpool, ndeshja për titull!

Më: 3 maj 2019 Në ora: 23:24
Foto ilustrim

Kushdo që nuk është tifoz i Mancester Cityt dhe Liverpoolit por dëshiron të shohë futboll spektakolar, në këto dy javë të fundit të kampionatit anglez uron vetëm një gjë, që dy skuadrat të mbyllin sezonin në mënyrë identike.

Kjo do të sillte zhvillimin e një finaleje në fushë asnjanëse mes dy skuadrave, një gjë unike, por që do të ishte ndoshta mënyra më e drejtë për të përcaktuar se cila mes dy skuadrave e meriton me të vërtetë titullin në këtë vit ku ata kanë dhuruar një duel të jashtëzakonshëm.

Në fakt, nuk është e pamundur. Varianti më i mundshëm është që Manchester City të fitojë njërën ndeshje të mbetur dhe të humbë tjetrën, ndërsa Liverpooli të barazojë një sfidë dhe të fitojë tjetrën. Meqë City është një pikë para aktualisht, 92 ndaj 91, dy skuadrat do të shkonin në të njëjtën kuotë pikësh,

Në këtë moment, do të hynte në fuqi neni tjetër i rregullores, i cili parashikon që të merret parasysh golaverazhi për të përcaktuar fituesin, ndaj duhet që edhe golaverazhi i dy skuadrave të jetë identik. Kjo do ishte pak më e vështirë për t’u arritur, pasi City aktualisht ka një golaverazh 90-22, ndërsa Liverpooli 84-20.

Por nëse ndodh, atëherë Premier Liga do të jetë e detyruar që të përcaktojë një finale të jashtëzakonshme me ndeshje të vetme mes dy skuadrave, në një fushë asnjanëse, një duel i cili me siguri do ta bënte të paharrueshëm këtë edicion në Angli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat