Valverde me një koment befasues për Xavin

Futboll

Valverde me një koment befasues për Xavin

Më: 3 maj 2019 Në ora: 23:56
Xavi Hernandez

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka dhënë një koment befasues lidhur me legjendën e kësaj skuadre, Xavi Hernandez.

Mesfushori spanjoll së fundmi ka marrë një vendim të rëndësishëm në jetën e tij, kur ka bërë të ditur se në fund të sezonit do të pensionohet nga futbolli.

Lidhur me pensionimin e tij ka folur edhe trajneri i Barcës, Valverde, i cili më shumë është koncentruar në të ardhmen e spanjollit.

Ai ka shprehur besimin se ish mesfushori i Barcës mund të bëhet trajner shumë i mirë, madje ka befasuar kur ka thënë se mund ta marrë edhe drejtimin e katalanëve, ku ai vet është trajneri.

“Ai është një nga mesfushorët më të mirë të viteve të fundit, ai luajti lojën apozicionale, asnjë pasim nuk e kishte të pamenduar” ka thënë Valverde për Xavin.

“Xavi është një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit. Është e jashtëzakonshme ta shohësh atë duke luajtur” ka shtuar ai.

“Mendoj se të gjithë presin që Xavi të jetë trajner dhe ai ka profilin e duhur të jetë tek Barcelona, ose kudo tjetër. I dëshiroj fat, sigurisht” ka thënë Valverde ndër të tjerash.

Në përjashtim të Gerardo ‘Tata’ Martino, secili trajner i Barcelonës, që nga koha e Frank Rijkaard (2003), ka luajtur për klubin, të paktën në grupmoshat e reja.

Xavi gjithashtu kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij me skuadrën ‘Blaugrana’ dhe mund të jetë nga ata që pas disa viteve mund të marrë timonin e skuadrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat