Komplikohet transferimi i De Ligt

Futboll

Komplikohet transferimi i De Ligt

Më: 4 maj 2019 Në ora: 00:30
De Ligt

Transferimi i Matthijs De Ligt te Barcelona është komplikuar. Ajax ka qenë duke e pritur një ofertë të majme nga skuadra spanjolle, gjë të cilën nuk e ka bërë.

Për këtë, janë disa skuadra aktualisht më favorite për të nënshkruar me mbrojtësin holandez. Liverpool, Bayern, PSG dhe Juventus aktualisht llogariten më favorite se sa Barca.

Kjo pasi të gjitha skuadrat e mëdha evropiane janë në gjendje të ofrojnë më shumë dhe t’i japin lojtarit pagë më të madhe.

Agjenti i De Ligt, Mino Raiola ka thënë se lojtarit i është rritur dukshëm vlera pas paraqitjeve të fundit në Ligën e Kampionëve.

De Ligt dhe Barça kishin folur tashmë për projektin sportiv të së tashmes dhe të së ardhmes dhe futbollisti kishte qenë entuziast.

Por, çështja tani ka kaluar në duart e agjentit dhe skuadrës, andaj rrugët e tij mund të dërgojnë në kampionate të tjera, e jo në La Liga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat