Bayern Munich nis kontaktet e para me trajnerin e ri

Futboll

Bayern Munich nis kontaktet e para me trajnerin e ri

Më: 4 maj 2019 Në ora: 10:33
Erik ten Hag

Trajneri i Ajax, Erik ten Hag, mund të jetë zëvendësuesi i Niko Kovaç te Bayern Munich.

Mohamed Bouhafsi, një gazetar i besueshëm i RMC, pohon se Bayern Munich janë të etur të nënshkruajnë me trajnerin e Ajax, Erik ten Hag.

Hag ka magjepsur Evropën këtë sezon me lojën që po aplikon skuadra e tij, Ajax.

Thuhet se midis Ten Hag dhe Bayern Munich tashmë ka pasur kontaktet e para.

Trajneri i Ajaxit, është ish student i Pep Guardiolas, i cili ka drejtuar për tri sezone Bayern Munich.

Bavarezët muajt e fundit jo pak herë janë lidhur edhe me Jose Mourinhon, si alternativë për të zëvendësuar trajnerin kroat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat