“Vetëm Messi dhe CR7 mund ta zëvendësojnë Hazardin te Chelsea”

Futboll

“Vetëm Messi dhe CR7 mund ta zëvendësojnë Hazardin te Chelsea”

Më: 4 maj 2019 Në ora: 10:37
Messi/ Hazard/ Ronaldo

Wayne Bridge ka thënë se Chelsea do të ketë të pamundur të zëvendësojë Eden Hazardin, dhe se vetëm Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldon mund ta mbushin boshllëkun që do ta krijonte belgu me largimin drejt Real Madridit.

Eden Hazard ka gëzuar shtatë vite të mëdha në Premierligë si lojtar i Chelsea, duke arritur të fitojë edhe dy tituj të kampionit.

28 vjeçari që cilësohet në mesin e më të mirëve në futbollin aktiv, me gjasa të mëdha do t’i bashkohet Real Madridit pas përfundimit të sezonit.

Ish mbrojtësi i Chelsea, Wayne Bridge, beson se boshllëkun se do të krijonte largimi i Hazard do të mund ta zëvendësoj vetëm me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldo.

“Nëse Chelsea e humb Hazardin, unë nuk e di se si do të mund ta zëvendësojnë atë”, ka deklaruar Bridge.

“Unë nuk mund ta mendoj se kë mund ta transferojnë ata, sepse Hazard është një nga lojtarët më të mirë në botë”.

“Mendoj se vetëm Messi dhe Ronaldo mund ta zëvendësojnë atë. Nëse at e humbin atë, besoj se e kanë të vështirë ta zëvendësojnë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat