Gati kontrata për 100 milionëshin, Jorge Mendes në takim zyrtar me Man. City

Futboll

Gati kontrata për 100 milionëshin, Jorge Mendes në takim zyrtar me Man. City

Më: 4 maj 2019 Në ora: 12:36
Jorge Mendes

Manchester City ka bërë gati kontratën për mesfushorin e Sporting Lisbonës, Bruno Fernandez, i cili ka klauzolë largimi 100 milionë euro nga klubi portugez.

Ka qenë gazeta e madhe portugeze, “A Bola” që ka zbuluar se drejtori sportiv i klubit, Hugo Viana ka udhëtuar për në Manchester, ku ka qenë në zyrat e City, i shoqëruar edhe nga agjenti i famshëm Jorge Mendes.

24-vjeçari portugez është ndjekur nga shumë klubet këtë sezon (PSG, Chelsea, Liverpool, Arsenal, Tottenham, Inter dhe Juventus), mirëpo Manchester City ka filluar hapat konkretë për të marrë mesfushorin, që më parë ka luajtur në Serie A, me Udinese, Sampdoria dhe Novara.

Natyrisht që Pep Guardiola nuk do paguajë 100 milionë euro, aq sa është klauzola e Fernandez, mirëpo ende nuk janë zbuluar shifrat e operacionit. Gjithsesi trajneri spanjoll pëlqen shumë teknikën e mesfushorit dhe vlerëson se është gati për të hedhur një hap të madh në karrierë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat