Shkëlqen shqiptari në Spanjë, goli i tij u pranua pasi u shikua VAR-i

Futboll

Shkëlqen shqiptari në Spanjë, goli i tij u pranua pasi u shikua VAR-i

Nga: Kemajl Goca Më: 4 maj 2019 Në ora: 15:17
Shkëlqen shqiptari në Spanjë, goli i tij u pranua pasi u shikua VAR-i

Futbollisti shqiptar, Enis Bardhi, po shkëlqen në kampionatin spanjoll. Reprezentuesi i Maqedonisë vulosi fitoren e Levantes me rezultat 4:1 ndaj Vallecanos, në ndeshjen e javës së 36-të.

Tri pikë të mëdha për Levanten dhe janë shumë afër të sigurimit të ekzistencës. Në minutën e fundit të ballafaqimit, Bardhi doli i vetmuar dhe shënon për 4:1. Megjithatë goli i tij vihet në dyshim kinse për pozitë jashtëloje, por me shikimin e sistemit VAR pranohet shënimi i tij.  

Bardhi luajti standard dhe dha maksimumin. Golat për Levanten i realizuan: Campana (14'), Vezo (43'), Jason (85') e Bardhi (90') dhe për Vallecanon Garcia (71'). Në minutën e 30-të, portieri G. Garcia i Vallecanos e mbrojti penalltinë e Morales. Pas 36 jave Levante është në pozitën e 15-të me 40 pikë, kurse Vallecano i 19-ti me 31 dhe humb shpresat për mbetjen në ligë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat