Griezmann apo Lacazette? Kjo është dilema e madhe e Barcelonës

Futboll

Griezmann apo Lacazette? Kjo është dilema e madhe e Barcelonës

Më: 4 maj 2019 Në ora: 17:12
Griezmann dhe Lacazette

Skuadra e Barcelonës është duke kërkuar për një lojtarë sulmues, i cili do të zëvendësonte Luis Suarezin.

Sulmuesi uruguaian, edhe pse në formë mjaftë të mirë në ndeshjet e fundit, vërehet se po shkon duke ngadalësuar, ndoshta edhe shkaku i moshës që po e prek.

Si pasojë e kësaj, Barca është vënë në kërkim të një sulmuesi. Emra të shumtë si Luka Jovic, Maxi Gomez e shumë të tjerë janë përmendur në listën e dëshirave të katalanëve.

Raportimet e fundit të ‘Mundo Deportivo’ bëjnë të ditur se ka vetëm një dilemë tek skuadra ‘Blaugrana’. Dyshja franceze Antoine Griezmann e Alexandre Lacazette janë ata që pëlqehen shumë nga skuadra.

Griezmann ishte kërkuar me ngulm nga skuadra katalane edhe sezonin e kaluar, por kishte vendosur të vazhdonte kontratën me Atletico.

Lacazette në anën tjetër që nga transferimi në Arsenal ka shënuar një progres të madh në lojën e tij dhe ka raporte të mira me Eric Abidal, i cili është drejtori sportiv i skuadrës.

Mbetet të shihet nëse në afatin e ardhshëm kalimtar skuadra katalane do të nis ndonjë ofertë për ndonjërin nga francezët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat