Shqiptari habit për Messin dhe Ronaldon 

Futboll

Shqiptari habit për Messin dhe Ronaldon 

Nga: K. Goca Më: 4 maj 2019 Në ora: 18:51
Ilustrim

Është interesant se shumë flasin për Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin dhe bëjnë krahasime të ndryshme, madje ka edhe debate të ashpra edhe mes tifozëve, që besa edhe të shqiptarët. Reshat Jashari tifoz i flaktë i futbollit (dikur kryetar i KHF Kastriotit nga Ferizaj) shumë herë përlahet fort e keq me njerëz sportiv dhe askush nuk mund ta bind se Messi është më i mirë se Ronaldo! Jashari këmbëngul se për të qenë lojtari më i mirë në botë i të gjitha kohërave duhet të fitosh diçka edhe me Kombëtare jo vetëm me klub.

Sipas tij, Ronaldo është më i mirë se ka fituar me Portugalinë Kampionarin Evropian në vitin 2016, kure Messi me Argjentinë as Kupën e Amerikës e as Kampionatin Botëror.  “Messi tregohet lojtar botëror vetëm te Barca, kurse gjeniu i futbollit Cristiano Ronaldo së pari u tregua në Portugali si i ri mandej erdhi në çerdhen e futbollit në Angli, mandej në Spanjë, tash në Itali me reprezentacionin e portugez, kurse Messi me Argjentinën nuk dëgjohet.

Image

Reshat Jashari

Ju lutem kur të punon tërë ekipi i Barcës për të s'ka çare pa ia qëllu, por mos bëni krahasime të kota mes Cristiano Ronaldos, sepse është njëshi në rruzullin tokësor së paku për dhjetë vite e fundit”, kështu thotë Jashari, që shumë herë nervozohet me krahasimet që bëhen. Sipas tij, Pele ka fituar tre kampionate botërore me Brazilin dhe askush nuk i afrohet! Kështu mendon Reshati, por habia më e madhe te ai është që krijon nervozizëm në vete për këtë kur diskuton!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat