Ramadani: Na është dashur kohë shumë e gjatë

Futboll

Ramadani: Na është dashur kohë shumë e gjatë

Më: 4 maj 2019 Në ora: 19:38
Ramadani: Na është dashur kohë shumë e gjatë

Pas fitores së ekipit të Feronikelit në ndeshje me Drenicën në Skenderaj dhe barazimit të Prishtinës në Gjilan me Dritën, trajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani, ka qenë kritik ndaj ekipit të tij, por i gëzuar me fitoren dhe me situatën.

“Na është dashur kohë shumë e gjatë, 45 minua që të përshtatemi me fushën dhe e pamë që nuk kemi gjasa që me pasime të shkurtra të përparojmë në hapësirën e Drenicës.

Pjesa e parë ka qenë shumë e dobët, por të në dytën kemi qenë më serioz dhe kemi shënuar një gol shumë të rëndësishëm, por pjesa e parë është për harresë” pohoi Ramadani, për Supersportin.

I pyetur për tri xhirot e fundit dhe gjasat e Feronikelit për titull Ramadani pohoi se “tri ndeshjet e fundit janë tri finale dhe tri derbi. E kemi ekipin e mirë dhe kemi përparësi edhe taktike edhe psikologjike dhe besoj që do të vazhdojmë deri në fund” transmeton Insporti nga deklarata e Ramadanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat