Icardi, në stol për përballjen me Udinesen

Futboll

Icardi, në stol për përballjen me Udinesen

Më: 4 maj 2019 Në ora: 19:42
Foto ilustrim

Interi dhe Udinese do të përballen për herë të 104-të në histori sonte në orën 20:30, kur Zikaltrit do ta vizitojnë Udinesen në stadiumin “Dacia Arena”, në kuadër të xhiros së 35-të të Serisë A.

Ndeshja do të ketë shumë rëndësi për të dy fundet e tabelës. Shtatë pikë i ndajnë për momentin Interin në vend të tretë dhe Lazion në vend të shtatë, me katër ndeshje deri në fund të sezonit.

Në anën tjetër, Udinese do ta kërkojë me ngulm një fitore në shtëpi, për t’i përmirësuar gjasat e veta për mbijetesë në Serie A, ku garon që 25 sezone radhazi.

Vendasit janë për momentin në pozitën e 17-të, katër pikë para Empolit, para ndeshjeve të kësaj xhiroje.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

UDINESE – Musso; Larsen, de Maio, Nuytinck; D’Alessandro, Sandro, Mandragora, De Paul, Zeegelaar; Pussetto, Lasagna.

INTER –Handanovic; D’Ambrosio, de Vrij, Skriniar, Asamoah; Borja Valero, Brozovic; Politano, Nainggolan, Perisic; Lautaro Martinez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat