Udinese merr një pikë edhe nga Inter, vazhdon rrugën e mirë drejt mbijetesës

Futboll

Udinese merr një pikë edhe nga Inter, vazhdon rrugën e mirë drejt mbijetesës

Më: 4 maj 2019 Në ora: 22:30
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Udinese ka bërë edhe një befasi të këndshme, duke luajtur baras me skuadrën e Inter.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për xhiron e 35-të në Serie A, ku gjithçka është e paqartë për mbijetesën.

Udinese arriti që të luante baras 0:0 me skuadrën ‘Zi kaltër’, për të mbajtur në maksimum shpresat për mbijetesën.

Asnjëra skuadër nuk pati shumë mundësi për shënim, duke regjistruar nga vetëm tri gjuajtje në kuadratin e portës.

Posedimi i topit ishte në favor të skuadrës së udhëhequr nga Luciano Spalletti, por kjo nuk luajti asnjë rol në fund.

Me këtë barazim, Inter qëndron në pozitën e tretë me 63 pikë pas 35 ndeshjeve, kurse Udinese grumbullon 34 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat