Xherdan Shaqiri fenomenal, Liverpooli shënon në çastet e fundit

Futboll

Xherdan Shaqiri fenomenal, Liverpooli shënon në çastet e fundit

Më: 4 maj 2019 Në ora: 22:44
Xherdan Shaqiri duke festuar me lojtarët e tjerë

(E plotësuar) - Xherdan Shaqiri u tregua vendimtar për Liverpoolin, derisa “Të Kuqtë” regjistruan një fitore të vështirë kundër Newcastle Unitedit, të shtunën mbrëma.

Mesfushori shqiptar u inkuadrua në pjesën e dytë, derisa bëri një asistim brilant në minutën e 86-të të takimit për Divock Origi, i cili shënoi për 3-2 për ta mbajtur Liverpoolin në garë për titull,.

Një moment interesant është kapur nga kamerat televizive kur mbrojtësi, Virgil van Dijk, urdhëron Alexander-Arnoldin që ta lejojë Shaqën të krosojë, derisa ai po përgatitej të gjuante vetë.

Insistimi i mbrojtësit holandez është aq i madh sa që, për një moment, ai duket se është i gatshëm të bëjë gjithçka që t’i përmbushet kërkesa.

Dhe insistimi i tij u shpagua, derisa Shaqa bëri një krosim me precizitet të jashtëzakonshëm për ta gjetur kokën e Origit.

Shikoni momentin në videon e mëposhtme.

Nuk u pa në transmetim – përqafimi i Kloppit flet për marrëdhënien e tij me Shaqirin

Liverpooli shënoi një fitore shumë të rëndësishme në St James Park duke mundur Newcastle Unitedin 3:2dhe duke mbajtur gjallë shpresat për titull, ku është në garë me Manchester Cityn.

Ekipi i Jurgen Kloppit fitoi me gol që u shënua në minutën e 86-të me asistim të Xherdan Shaqirit, i cili kishte hyrë në lojë si zëvendësuar vetëm disa minuta më herët.

Mirëpo, ishte reagimi i trajnerit Jurgen Klopp ndaj Shaqirit pas ndeshjes ajo që nuk i “shpëtoi” medieve. Edhe pse për marrëdhëniet e Kloppit dhe Shaqirit është spekuluar dhe shkruar shumë, ka qenë ky përqafim që shihet në video që tregon besimin që Klopp ka në reprezentuesin shqiptar të Zvicrës dhe respektin që ka për lojën dhe profesionalizmin e tij.

Kujtojmë se Liverpooli është edhe në garë për titullin e kampionit të Evropës, por gjasat i ka të vogla për plasman në finale, meqë në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve u mposht nga Barcelona 0:3.

Shaqiri me asist, kjo është nota e tij në fitoren e Liverpoolit

Liverpooli ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te Newcastle United me rezultatin 3:2, dhe kështu ka kaluar në pozitën e parë në renditje përkohësisht, derisa Manchester City ta luaj takimin e mbetur.

Gisht në këtë fitore të Liverpoolit kishte Xherdan Shaqiri i cili hyri në lojë si zëvendësues duke asistuar në golin e fitores.

Virgil Van Dijk e hapi serinë e golave në minutën e 13.

Barazimi erdhi shtatë minuta më pas nga Christian Atsu.

The reis kaluan edhe njëherë në avantazh, kësaj radhe me Salah për 2:1.

Barazimi i  dytë erdhi nëpërmjet Salomon Rondon në minutën e 54.

Në minutën e 64 Shaqiri hynë në lojë, në të 86 minutë asiston për Origin që e qoi topin në gol për fitoren e Liverpoolit prej 3:2. Kjo paraqitje është edhe një përgjigje ndaj trajnerit të Liverpoolit i cili kohëve të fundit nuk po e inkuadron talentin e madh nga Kosova.

Më poshtë i keni edhe vlerësimin e futbollistëve:

Image

Liverpool fiton në frymën e fundit, Shaqiri e Origi mbajnë gjallë shpresat e ‘Reds’ për titullin

Skuadra e Liverpool ka shënuar fitore shumë të mundimshme në udhëtim kundër Newcastle United.

Në xhiron e parafundit të Premierligës, ‘The Reds’ kanë arritur që të marrin tri pikë kundër skuadrës së Benitez, duke fituar me rezultatin 2:3.

Ishin pikërisht mysafirët ata që kaluan të parët në epërsi, falë golit të shënuar nga Virgil Van Dijk, në minutën e 13’ të takimit.

Vetëm shtatë minuta më vonë, vendasit arritën  të rikthejnë balancën me anë të golit të Christian Atsu.

Lojtarët e Klopp nuk u dorëzuan dhe arritën që përsëri të shënojnë me anë të Mohamed Salah, në minutën e 28’, për ta mbyllur pjesën e parë me avantazh.

Image

Në pjesën e dytë, Newcastle arriti të neutralizonte për herë të dytë epërsinë e ‘The Reds’, falë golit të Salomon Rondon, kur ishte minuta e 54’ e këtij super ballafaqimi.

Por, ishte ‘heroi’ Divock Origi, i cili pas asistimit të Xherdan Shaqirit arriti të shënonte për 2:3, katër minuta para fundit të kohës së rregullt.

Me këtë fitore, Liverpool rimerr përkohësisht kreun e tabelës, për të shpresuar në gabimin e Manchester City kundër Leicester.

Liverpool merr kreun me Shaqiri-Origi, por humb Salah

Ishte një nga ndeshjet më të vështira të sezonit për The Reds, të cilët rrezikojnë të humbasin Mohamed Salah deri në fund të sezonit pasi egjiptiani doli me barelë nga fusha pas përplasjes me portierin kundërshtar Dubravka. 

***

Liverpooli ka shënuar edhe golin e tretë në çastet e fundit të takimit.

Kur po rrjedhë minuta e 87-të, Xherdan Shaqiri bëri një harkim fenomenal në zonë, aty ku Origi e devijoi me kokë dhe e dërgoi në rrjetë.

Minuta e 88-të, Newcastle – Liverpool, 2-3

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në vazhdim, derisa ne do t’iu raportojmë për çdo ndryshim eventual.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat