Klopp: Jam krenar për djemtë e mi. Salah? Fola me të pas ndeshjes

Futboll

Klopp: Jam krenar për djemtë e mi. Salah? Fola me të pas ndeshjes

Më: 5 maj 2019 Në ora: 00:11
Trajneri i Liverpool Jurgen Klopp

Trajneri i Liverpool Jurgen Klopp është shumë krenar për mënyrën se si skuadra e tij mori fitoren e vështirë ndaj Newcastle mbrëmjen e së shtunës. 

“Mënyra se si luajti Newcastle, ishte e vështirë për t’u përballuar. Është shumë e vështirë të mbrosh këto situata dhe ato i mbajnë në lojë deri në fund. 

Kishte shumë momente ku ishim fantastikë, duhet ta kishim mbyllur ndeshjes përpara se ata të shënonin golin e dytë. Është një fitore e madhe, ky është futbolli, ajo që bënë djemtë është e pabesueshme. 

Salah? Fol me të pas ndeshjes. Ai u përplas me portierin dhe doktori tha që duhet të dilte jashtë. 

Megjithatë nuk duket një dëmtim serioz, ai ishte në stol gjatë 15 minutave të fundit duke parë ndeshjen. 

Isha i qetë sepse mendova se është e shkruar, djemtë bënë çmos duke luajtur me agresivitet në sulm. 

Përgëzoj Newcastle, por tre pikët janë tonat dhe jemi kualifikuar në finalen tonë. Nuk jemi ekipi më i mirë në botë prandaj duhet të punojmë shumë. 

Këto nuk janë ndeshje të lehta në fund të sezonit kemi tre ndeshje në gjashtë ditë. Kjo është shumë e vështirë.” 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat