Klopp merr lajmin e mirë para sfidës me Barçën

Futboll

Klopp merr lajmin e mirë para sfidës me Barçën

Më: 5 maj 2019 Në ora: 11:11
Jurgen Klopp

Mohamed Salah do të jetë në fushë në ndeshjen e kthimit mes Liverpool dhe Barcelona, e vlefshme për gjysmëfinalet e Champions League.

Lajmin e konfirmoi sot trajneri Jurgen Klopp, që tha se lojtari do të jetë gati për sfidën e së martës. “Nuk doja të rrezikoja ndaj morëm atë vendim, për ta nxjerrë më herët Salah nga fusha e lojës”, tha Klopp.

"Salah ka ende edhe dy ditë kohë për të rikuperuar nga ajo goditje që mori dhe besoj se do të jetë 100% të formës për ndeshjen ndaj Barcelonës. Besoj se edhe publiku do të bëjë detyrën, duke na mbështetur dhe karikuar”, tha Klopp.

Skuadra e Liverpool u mund 0-3 në "Camp Nou" në ndeshjen e parë dhe i duhet të bëjë një përmbysje fantastike në takimin e kthimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat