United ultimatum lojtarit: Ke vetëm 1 javë kohë për të vendosur

Futboll

United ultimatum lojtarit: Ke vetëm 1 javë kohë për të vendosur

Më: 5 maj 2019 Në ora: 14:26
David De Gea

Skuadra e Manchester United i ka dhënë portierit spanjoll David De Gea një javë kohë për të vendosur për të ardhmen e tij. Spanjolli ndodhet që prej vitit 2011 te “djajtë”, por ky mund të jetë sezoni i fundit në “Old Trafford”. United i ka bërë atij një ofertë, por portieri ende nuk ka vendosur, ndaj ka 1 javë kohë për të zgjidhur enigmën.

Sipas “The Sun”, skuadra e United i kërkon portierit të vendosë për të ardhmen e tij: Nëse do të qëndrojë me United deri në vitin 2020, sipas kontratës, apo do të largohet. De Gea ka oferta nga Spanja dhe Franca, por më këmbëngulës është treguar deri më tani ekipi i PSG-së.

Kampionët e Francës janë gati të paguajnë 350 mijë stërlina në javë për 28-vjeçarin, për ta bërë atë portierin më të paguar në botë. Në rast se De Gea do të largohet vendin e tij do ta zërë Keylor Navas, që do të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat