Gjimshiti shënon, Atalanta drejt Champions League

Futboll

Gjimshiti shënon, Atalanta drejt Champions League

Nga: Kemajl Goca Më: 5 maj 2019 Në ora: 16:54
Lojtarët e Atalantës festojnë

Futbollisti shqiptar është prej me të merituarve për fitoren e Atalantës si mysafir me rezultat 3:1 ndaj Lazios nga Roma, në ndeshjen e javës së 35-të të Serie A. Gjimshiti shënon në  minutën e 76-të për fitoren 3:1.

Ai gjendet më së miri në zonë dhe nga afërsia me kokë mposht portierin shqiptar Thomas Strakosha. Zapada (22'), Castagne (58') e Gjimshiti (76') shënuan për Atalantën dhe Parolo (3') për Lazion.

Atalanta është në vend të katërt me 62 pikë, ka shtatë më shumë se Lazio në pozitën e tetë. Portieri Thomas Strakosha u paraqit titullar për Lazion, sikurse edhe Berat Gjimshiti për Atalantën.  Atalanta bën një hap drejt Champions Leagues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat