Reali fiton

Futboll

Reali fiton

Më: 5 maj 2019 Në ora: 18:21
Mariano

Real Madrid më në fund ka fituar një ndeshje në La Liga. Skuadra e Zinedine Zidane ka mposhtur Villarreal 3:2 në Santiago Bernabeu. 

Trajneri francez kishte lënë jashtë skuadrës Gareth Bale, duke u dhënë përparësi të rinjve. Ishte Mariano ai që zhbllokoi rezultatin që në minutën e 2’ të takimit, por Moreno barazon për miqtë pak minuta më pas. 

Vallejo rikthen avantazhin për vendasit në minutën e 40’ përpara se Mariano të shënonte golin e qetësisë pak minuta pas pushimit. 

Numri 7 i Real Madrid, një numër që trashëgoi nga Ronaldo, ka zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë. 

Villarreal ngushtoi diferencën në sekondat e fundit të takimit me Costa-n.

Tifozët e Real Madrid kishin kënaqësinë të shikonin rikthimin e Vinicius Junior, i cili është rikthyer pas dëmtimit, ai zëvendësoi Brahim Diaz. 

Real shkon në kuotën e 68 pikëve në 36 ndeshje, ndërsa Villarreal në vend të 15-të, por me një fitore në dy ndeshjet e fundit do ta siguronte pa probleme qëndrimin në La Liga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat