Përfundon derbi Galatasaray – Besiktas, ja kush e fiton derbin e madh turk

Futboll

Përfundon derbi Galatasaray – Besiktas, ja kush e fiton derbin e madh turk

Më: 5 maj 2019 Në ora: 20:28
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Galatasaray ka fituar derbin e madh turk ndaj Besiktasit.

Galatasaray ka fituar derbin me rezultatin 2-0, për të fituar tre pikë shumë të rëndësishme në garën për titullin e kampionit në Superligën e Turqisë.

Onyekuru realizoi golin e parë në minutën e 44’të – kurse Fernando shënoi në minutën e 55’të për të vulosur fitoren e Galatas.

Ekipi i Galatasaray tani ndodhet në vendin e parë në tabelë dhe po lufton ashpër me Basaksehir për titullin kampion.

Pas 31 xhirove, Galatasaray numëron 63 pikë, po aq sa Basaksehir që ndodhet në vendin e dytë për shkak të golaverazhit.

Gjithçka mund të vendoset pas dy javëve, kur do të zhvillohet derbi Galatasaray – Basaksehir.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat