Batatina: Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ do të jetë i stërmbushur për duelin Prishtina – Llapi

Futboll

Batatina: Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ do të jetë i stërmbushur për duelin Prishtina – Llapi

Më: 5 maj 2019 Në ora: 23:28
‘Fadil Vokrri’

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina beson se stadiumi ‘Fadil Vokrri’ do të jetë i stërmbushur për ndeshjen Prishtina – Llapi, që zhvillohet në xhiron e ardhshme të Ipko Superligës së Kosovës.

Prishtina dhe Llapi po luftojnë për titullin e kampionit dhe kjo ndeshje mund të jetë përcaktuese për dy skuadrat.

Batatina beson se shumë tifozë të Llapit do të jenë në stadiumin e Prishtinës në fundjavë – pasi të gjithë janë mobilizuar për këtë duel.

“Për herë të parë do ta kemi të mbushur stadiumin ‘Fadil Vokrri, pasi ka shume llapjanë në Prishtinë”, tha fillimisht Batatina në ‘Koha Shtesë’.

“Prishtina është e Llapit edhe pse s’e pranojnë. Pozita tabelare e Llapit dhe ndoshta mundësia për ta fituar titullin për herë të pare në histori të klubit do të jetë një faktor i madh”, përfundoi Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat