Milan - Bologna, formacionet e mundshme

Futboll

Milan - Bologna, formacionet e mundshme

Më: 6 maj 2019 Në ora: 11:13
Foto

Barazimi i Romës në fushën e Genoas i la edhe një mundësi Milanit për të shpresuar për një kualifikim të mundshëm drejt Champions Leagues.

Mundësitë janë shumë të pakta për t’i rrëmbyer Atalantës vendin e katërt në Serie A, por ditën e sotme kuqezinjtë e drejtuar nga Gattuso besojnë te mrekullia.

 “Djalli” jo vetëm që duhet t’i fitojë takimet e mbetura, por duhet të shpresojë që Atalanta të humbë tri pikë në tri sfidat e saj të fundit.

Sot në orën 20:30 Milani pret në “San Siro” Bolonjën në sfidën e javës së 35-të në Serie A ku përveç fitores çdo rezultat tjetër është një dështim.

Ndërsa në krahun tjetër Bolonja në këtë takim kërkon të mos dalë pa pikë pasi ndodhet 5 pikë larg zonës së ftohrë.

Së fundmi “Sportmediaset” ka publikuar formacionet e mundshme të dy skuadrave:

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat