Ja sa do të fitojë Manchester City, nëse fiton tripletën kombëtare

Futboll

Ja sa do të fitojë Manchester City, nëse fiton tripletën kombëtare

Më: 6 maj 2019 Në ora: 14:15
Manchester City

Manchester City mund të sigurojë “tripletën” kombëtare, në qoftë se mund Leicester City dhe Brighton në Premier League, si dhe Watford në “FA Cup”.

Një një moment historik, që kurrë nuk është arritur nga ekipi anglez, i cili tashmë ka bërë të vetën “Carabao Cup” në shkurt, pasi triumfoi ndaj Chelsea me penallti.

Një sukses i tillë do të përbënte gëzim të madh për lojtarët e Pep Guardiolës, i cili, edhe pse ka shpenzuar rreth një million stërlina në merkato, që kur ka mbërritur në “Etihad”, është eliminuar që në çerekfinale nga Liga e Kampionëve. Sipas “The Telegraph”, duke fituar tre tituj kombëtarë në Angli, Manchester City do të shpërblehet me një total prej 20 milionë stërlinash.

Kjo shumë e konsiderueshme (23.4 milionë euro) do të shpërndahej në mesin e të gjithë lojtarëve. Në fakt, jo të gjithë lojtarët do ta merrnin të plotë bonusin për këto tituj. Vetëm gjysmën e shpërblimit do të përfitojnë ata që nuk kanë luajtur të paktën 60 % të minutave të mundshme në këtë sezon.

Për shembull, Kevin de Bruyne do të merrte 750.000 stërlina për titullin në Premier League, 300.000 stërlina për “FA Cup” dhe 75.000 stërlina për “Carabao Cup”. Dmth, 1.125.000 stërlina, mbi 1.3 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat