Casillas del nga spitali pas sulmit në zemër: Isha shumë me fat

Futboll

Casillas del nga spitali pas sulmit në zemër: Isha shumë me fat

Më: 6 maj 2019 Në ora: 16:12
Iker Casillas

Iker Casillas është liruar nga spitali sot pasdite, disa ditë pas sulmit në zemër që e pësoi gjatë një seance stërvitore me Porton.

Ish-numri një i Real Madridit doli nga porta e CUF Hospital në Porto dhe foli për media, duke shpjeguar gjendjen e tij.

“Para disa ditësh më ndodhi një gjë që është e vështirë ta shpjegoj. Jam shumë mirënjohës. Kam qenë me shumë fat”, tha Casillas të hënën.

“Dua t’i falënderoj të gjithë. Ndihem shumë më mirë. Do të pushoj për dy javë apo dy muaj, nuk më bën, me rëndësi është që jam këtu. M’u desh ta pres zemrën të qetësohej, trupin të qetësohej. Jam mirë. Faleminderit të gjithëve dhe familjes që janë përkujdesur për mua”, shtoi ai.

Casillas u shtrua në spital me urgjencë të mërkurën, pasi kishte pësuar sulm në zemër në stërvitjen e mëngjesit me Porton.

Ai i ndërhyu një operacioni të vogël në zemër dhe pushoi gati një javë në spital për ta marrë veten.

Rikuperimin nga kjo tronditje, legjenda spanjolle do ta vazhdojë nga shtëpia tani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat