Batatina: Unë i kam mposhtur dy skuadra që kishin premia për të më ndalur, nuk do t’i japim Dritës premia për ndeshjen me Feronikelin - Bota Sot
Batatina: Unë i kam mposhtur dy skuadra që kishin premia për të më ndalur, nuk do t’i japim Dritës premia për ndeshjen me Feronikelin

Futboll

Batatina: Unë i kam mposhtur dy skuadra që kishin premia për të më ndalur, nuk do t’i japim Dritës premia për ndeshjen me Feronikelin

Më: 6 maj 2019 Në ora: 16:12
Tahir Batatina

Llapi është njëra nga tri skuadrat që po e kërkon titullin e kampionit në Ipko Superligën e Kosovës, së bashku me Feronikelin dhe Prishtinën.

Bardhekaltërtit nga Podujeva ndodhen aktualisht në pozitën e dytë me 69 pikë, sa ka edhe Prishtina në pozitën e tretë dhe janë dy pikë mbrapa liderit Feronikelit.

Në Kosovë është bërë modë dhënia e premive për skuadrat që të ndalin një kundërshtar të mundshëm

Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita e ka konfirmuar se ka pasur premia për ta ndalur Llapin dhe Prishtinën, ndërsa pret premia edhe për ndaljen e Feronikelit.

Në një prononcim për Telegrafin, trajneri i Llapit Tahir Batatina thotë se nuk do t’i japë premia Dritës për ndaljen e Feronikelit.

“Jo, ne nuk do t’i japim premia Dritës apo ndonjë skuadre tjetër për t’i ndalur kundërshtarët tanë. Sa i jap një skuadre tjetër premia i stimulojë futbollistët e mijë”, u shpreh Batatina për Telegrafin.

Batatina konfirmon se përveç Dritës edhe Trepça ’89 kishte udhëtuar e motivuar dhe me premia nga Feronikeli për tu përballur me Llapin e tij.

“Kundër Llapit me premia ka luajtur edhe Drita, por edhe Trepça ’89 në ndeshjen e fundit. I kam mposhtur të dyja dhe do t’i mposhti edhe tjerat që do të luajnë të motivuar ndaj nesh”, tha Batatina.

“Ne synojmë që t’i fitojmë ndeshjet në fushë ndershëm dhe nuk na interesojnë kundërshtarët. Do të luajmë direkt si me Prishtinën ashtu edhe me Feronikelin dhe nëse i fitojmë ndeshjet atëherë mund të dalim kampion”, deklaroi trajneri llapjan.

Numri një i skuadrës së Llapit ka thënë se gjasat për titull të kampionit janë të barabarta dhe se do të festojë në fund ajo skuadër që është më e qetë.

“Mendoj që tri skuadrat kanë gjasat e barabarta dhe se në fund do të triumfojë ajo skuadër që do të jetë më e qetë në përballjet direkte”.

“Është një kampionat shumë interesant dhe shpresojë që në fund titulli të vije në Podujevë”, përfundoi Batatina.

Llapi në tri ndeshjet e fundit do t’i zhvillojë dy në udhëtim në kryeqytet ndaj Prishtinës dhe Flamurtarit, ndërsa do të jetë nikoqir i Feronikelit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...