Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica, mund të ndryshoi skuadër gjatë afatit kalimtar të verës, por të mbetet edhe më tej në Bundesligë.
Milot Rashica është duke shkëlqyer te Werder Bremeni këtë vit, ku nga 11 golat e shënuar gjatë këtij sezoni, 10 prej tyre i ka shënuar vetëm gjatë vitit 2019.
Duke e patur parasysh formën e tij, tani shumë skuadra të njohura kanë shfaqur interesim për sulmuesin 22 vjeçar.
Eksperti gjerman i transferimeve, Herbert Grönemeyer, ka deklaruar se Borussia Dortmund është e gatshme që ta transferojë sulmuesin vushtrrias. Sipas tij, kontaktet tashmë veç kanë filluar dhe se shumë shpejt mund të kemi një marrëveshje.
Herbert Grönemeyer gjithashtu ka zbuluar se Dortmundi janë të gatshëm të ofrojnë deri në 35 milionë euro për Milot Rashicën. Mbetet të shihet nëse një transferim i tillë do të ndodhë, e për sulmuesin e Kosovës do të ishte një hap tjetër i madh në karrierën e tij.