Barcelona vjen me një mesazh prekës për tifozët e Liverpoolit pas lëndimit të Mo Salah

Futboll

Barcelona vjen me një mesazh prekës për tifozët e Liverpoolit pas lëndimit të Mo Salah

Më: 6 maj 2019 Në ora: 17:22
Mo Salah

Jurgen Klopp ka konfirmuar se Mo Salah nuk do të mund të paraqitet në ndeshjen ndaj Barcelonës për shkak të lëndimit që e pësoi ndaj skuadrës së Newcastles.

Përveç Salah edhe Firmino e Keita nuk do të mund të luajnë në këtë ndeshje e që më në fund është një mundësi e mirë që ta shohim nga minuta e parë Xherdan Shaqirin.

Por, ajo se çfarë ka rënë në sy është komenti që faqja zyrtare e Barcelonës i ka lënë faqes së Liverpoolit në Twitter.

Liverpool përmes një postimi ka konfirmuar që Mo Salah është lënë jashtë sfidës kundër Barcelonës.

Kurse Barcelona i ka replikuar me një mesazh klasi.

“Ndeshjet si këto janë për lojtarët e klasit botëror. Shërohu shpejt”, ka replikuar Barcelona në postimin për Salah.

Image

Kujtojmë që ndeshja e parë në “Camp Nou” kishte përfunduar me rezultat 3:0 dhe tani me mungesën e Salah, Firmino e Keita vështirë se do të mund të flitet për ndonjë mrekulli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat