Lajm i bujshëm nga Italia, United gati të rrëmbejë yllin e Juventusit për 100 milionë euro

Futboll

Lajm i bujshëm nga Italia, United gati të rrëmbejë yllin e Juventusit për 100 milionë euro

Më: 6 maj 2019 Në ora: 17:43
Paolo Dybala

Juventusi është gati të shesë Dibalën në merkaton verore, pasi argjentinasi nuk po jep atë që drejtuesit presin nga ai.

Klubi bardhezi do të heqë dorë nga xhevahiri i tyre, pasi Junajtid e kërkon lojtarin duke bërë një ofertë shumë serioze prej 100 milionë eurosh.

Sipas “Calciomercato”, “Zonja” është kërkon 120 milionë euro, ndërsa anglezët japin 20 më pak.

Në tratativa për kalimin e Dibalës në Angli, mund të futet dhe Pogba, që është një dëshirë e madhe e drejtuesve të Juves në merkaton e verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat